Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Eric Copes - u zyrtarizua te Bashkimi!

Eric Copes - u zyrtarizua te Bashkimi!


8 September, 2023 @9:50

Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka bërë të ditur mbrëmë se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Erik Copes. Aloja dhe alo-qendra me 203 centimetrat e tij së fundi ka qenë pjesë e ekipit hungarez Hubner Nyiregyhaza.

Përgjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e George Mason Patriots (NCAA), Orangeville A’s (CAN-1), deri në vitin 2016, ndërsa pas ardhjes në Evropë ai ka qenë pjesë e Rapid Bucurestit 21/22 si dhe e ekipit Nyiregyhaza 23/24.

Erik Copes

Te Rapidi ka pasur mesatare prej 15.2 pikëve për ndeshje, 10.3 kërcimeve dhe 1 asistimi për lojë. Ndërsa te Nyiregyhaza ai ka luajtur me 14.2 pikë për ndeshje, 8.3 kërcime e 0.6 asistime për lojë.

“Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Amerikan Erik Copes.
Së fundmi lojtari në fjalë ka zhvilluar karrierë në superligën Hungarze me statistika impressive prej: 14.2 pikëve, 8.3 kërcimeve dhe 1.1 bllokada për ndeshje. Përvoja e lojtarit është zhvilluar në Shqipëri, Gjeorgji, Rumani dhe Hungari.”
- ka shkruar Bashkimi në njoftimin për lojtarin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga