Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ylli zyrtarizon Jan Palokajn

Ylli zyrtarizon Jan Palokajn


9 September, 2023 @15:33

Basketbollisti i deritashëm i Prishtinës, Jan Palokaj, është përforcimi më i ri i Yllit. Ekipi suharekas përmes një njoftimi sot ka bërë të ditur se ka angazhuar lojtarin në fjalë në radhët e veta për stinorin 2023/24.

Dy herë kampioni i Kosovës, Ylli, ditë më parë riktheu Chris Harrisin, që ka luajtur në dy stinorë të ndryshëm aty, ndërsa sot edhe me Palokajn duket se ka kompletuar ekipin për të hapur mbarë vitin e ri garues në basketboll, që fillon me turneun e Superkupës së Kosovës.

Chris Harris

Superkupa e Kosovës te meshkujt që nis mesjavën e ardhshme organizohet në 13 qershori të Suharekës, ndërsa Ylli është nikoqir.

Sa i përket Janit, ai ka qenë për 32 ndeshje i angazhuar te Prishtina në stinorin e kaluar ndërsa ka pasur mesatarisht 26 minuta për lojë aty. Në këto ndeshje, mesatarisht ai ka shënuar 7.8 pikë ka bërë 2.8 asistime dhe 2.9 kërcime për ndeshje.

Jan Palokaj


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga