Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT PËRFORCOHEN!

Steven Davis te Prishtina

Steven Davis te Prishtina


9 September, 2023 @9:16

Aloja e fuqishme Steven Davis edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Prishtinës, ka bërë të ditur ekipi bardhekaltër që këto ditë është në turne në Zvicër.

Davis 29-vjeç vjen në Prishtinë pas përvojës në liga të ndryshme evropiane si ajo hungareze, sllovake, suedeze, etj. Prishtina ka bërë të ditur se karakteristikë e tij janë atleticizmi dhe teknika e lartë.

Steven Davis

Basketbollisti në fjalë së fundi ka qenë pjesë e ekipeve italiane të ligës së dytë, Fortitudo Bologna dhe Trapani. Te ekipi nga Bolonja ai ka pasur mesatarisht 22.5 minuta për ndeshje, duke shënuar 7.3 pikë për ndeshje, 4.5 kërcime dhe 0.7 asistime.

Ndërkaq te Trapani ka luajtur mesatarisht 34.4 minuta për ndeshje, duke shënuar 12.4 pikë për ndeshje, 7.6 kërcime e 1.3 asistime.

Prishtina duke u bërë gati në Zvicër, ku po luan në turne me ekipe të njohura nga Evropa, para se të kthehet në Kosovë ku në mesjavën që vjen nis turneu i Superkupës së Kosovës - ku do të kërkojnë trofeun e parë për këtë vit!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga