Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KALENDARI I SUPERKUPËS!

Orari i ndeshjeve të Superkupës dhe duelet

Foto: FBK

Orari i ndeshjeve të Superkupës dhe duelet


11 September, 2023 @15:55

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) pasi që ka bërë të ditur se organizmi i Superkupës te meshkujt do t’i takojë Suharekës dhe palestrës 13 qershori aty, ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve, që pritet të jenë mjaft interesante, pasi që të gati të gjitha ekipet janë përforcuar mirë e mirë para stinorit.

Superkupa e Kosovës te meshkujt, pas konkursit të publikuar nga FBK, u bë e ditur se u fitua nga GE Ylli dhe do të mbahet në Suharekë. Ndërsa ajo e femrave në Prizren, nga KBF Bashkimi.

Në ndërkohë, sa i përket orarit të ndeshjeve te meshkujt, duelet janë të ndara në dy për ditë, ku të mërkurën luhen dy dhe të enjten dy. gjysmëfinalet janë përcaktuar të luhen të premten, ndërsa trofeu i parë para fillimit të stinorit të Superligës 23/24 do të njoftohet me fituesin të dielën.

ORARI I NDESHJEVE:

E mërkurë, 13 shtator

17:00 Prishtina-Istogu
20:00 Trepça-Bashkimi

E enjte, 14 shtator

17:00 Peja-Prizreni
20:00 Ylli-Vëllaznimi

E premte, 15 shtator

17:00 Prishtina/Istogu vs. Trepça/Bashkimi
20:00 Peja/Prizreni vs. Ylli/Vëllaznimi

E diel, 17 shtator

17:00 Fituesit e gjysmëfinaleve.

Kujtojmë, Superkupën e kaluar e ka fituar Prishtina që mposhti Trepçën në finale 73-54.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga