Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYDRUNAS URBNOAS, PAS NDESHJES

“Ishim më të fortë, e kuptueshme”

“Ishim më të fortë, e kuptueshme”


13 September, 2023 @21:37

Trajneri i Prishtinës, Zydrunas Urbonas, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Istogut në çerekfinale të Superkupës ka thënë se ka qenë e kuptueshme që ekipi i tij është më i fortë dhe se fitorja ka qenë jo edhe aq e vështirë për ekipin e tij.

“Shumë vështirë të thuhet diçka për ndeshje, pasi e nisëm me 20-0. Kjo është hera e parë në Kosovë për mua dhe po e respektoj si ligën ashtu edhe kundërshtarin e sotëm, e di që janë ekip që kanë ardhur nga kategoria e dytë. Natyrisht, ne kemi qenë më të fortë dhe kemi fituar,” ka thënë lituanezi fillimisht.

KB Prishtina

“Ka qenë mirë për lojtarët të ndjenjë ndeshjen e parë zyrtare, ndërsa nuk ka diçka shumë për tu theksuar nga kjo ndeshje. Po e presim kundërshtarin e radhës, siç më thanë do të jetë Trepça. Kurse sa i përket 5-shes së parë, te unë asgjë nuk është e sigurt, unë punoj sipas stërvitjeve, ata që janë më të mirë në stërvitje janë pjesë e 5-shes,” ka thënë ndër të tjera Urbonas.

Prishtina me fitore ndaj Istogut në çerekfinale, pret fituesin e duelit Trepça-Bashkimi në gjysmëfinale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga