ELBESAR GËSHTENJA, PAS NDESHJES
“S’e bëmë lojën tonë, kishim telashe në mbrojtje”
14 September, 2023 @8:12
Pas humbjes së thellë nga Trepça në kuadër të çerekfinales së Superkupës, për të folur pas ndeshjes ka dalë ndihmës trajneri i Bashkimit, Elbesar Gështenja.
Ai ka theksuar se ekipi nuk ishte në më të mirën e tij dhe se duhet bërë analiza për tu përmirësuar sa më shpejt para fillimit të Superligës. Pas ndeshjes, ai deklaroi se ekipi u tregua anemik.
“Fitoret dhe humbjet mund të ndodhin në sport, por nuk besoj që kemi ekip për të mbyllur ndeshjen me kësi rezultati. Prej fillimit ishim anemik, s’e bënim lojën tonë. Kishim telashe në mbrojtje. Duhet të përgatitemi sa më mirë për fillimin e Superligës,” ka thënë ndër të tjera Gështenja, i cili doli para mikrofonit në vend të Edin Kërveshit, ku ky i fundit pas përjashtimit nga ndeshja nuk ishte në gjendje të dalë para kamerës.
Bashkimi pësoi me 30 pikë dallim nga Trepça dhe u eliminua lehtë nga çerekfinalja e Superkupës së Kosovës.