Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA KUALIFIKOHET TUTJE

Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës, eliminon Istogun

Fotot: FBK

Prishtina në gjysmëfinale të Superkupës, eliminon Istogun


13 September, 2023 @19:05

Prishtina është gjysmëfinalistja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi që ka eliminuar Istogun sonte në ndeshjen e parë çerekfinale dhe hapëse të turneut që po luhet në Suharekë këtë muaj dhe ka nisur sot.

Prishtina mposhti Istogun me lojë të mirë në pjesë të parë, kur bëri dallimin e mjaftueshëm për të çuar ndeshjen lehtë deri në fund. Kjo ka qenë edhe fitorja e parë në një ndeshje zyrtare për trajnerin e ri të Prishtinës Zydrunas Urbonas.

Lejson Zeqiri

Prishtina fitoi Istogun 89-71 [30-10, 18-16, 21-18, 20-27] ndërsa basketbollisti më efikas ka qenë përforcimi i fundit i ekipit, Steven Davis që dha 17 pikë në fitore. Lejson Zeqiri dha 14 pikë, ndërsa 13 të tjera dha Devoe Joseph.

Te Istogu më efikasi ka qenë Arian Azemi me 19 pikë, ndërsa 18 të tjera i shënoi amerikani Matthew Lang. Ekipi i Fikret Shatrit kështu përjetoi pjesëmarrjen e parë në Superkupë të Kosovës, por u eliminua që në ndeshjen e parë, pasi që shorti kërkoi që ata të ndeshen me ekipin që ka rekord-trofe në Kosovë dhe shumë përvojë.

Prishtina në gjysmëfinale pret fituesin e çerekfinales Trepça-Bashkimi, që luhet sonte.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga