Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA NË GJYSMËFINALE

Trepça shumë lehtë ndaj Bashkimit, siguron gj’finalen ndaj Prishtinës

Foto: FBK

Trepça shumë lehtë ndaj Bashkimit, siguron gj’finalen ndaj Prishtinës


13 September, 2023 @22:02

Pa shumë telashe, Trepça ka kaluar duelin çerekfinal të Superkupës së Kosovës ndaj Bashkimit sonte, ndërsa ekipi mitrovicas ka dominuar në parket për të fituar ndeshjen lehtë, veçanërisht pas pjesës së parë ku dominoi plotësisht.

Te Bashkimi u shfaq nervozizmi herët dhe kjo rezultoi edhe në reagimin e trajnerit Edin Kërveshi, që me dy gabime teknike u përjashtua. Më pas gjithçka u bë edhe më e lehtë për mitrovicasit të cilët marshuan pa telashe deri në fund të ndeshjes për të fituar thellë prizrenasit, 102-72.

Kjo ka qenë ndeshja e parë zyrtare dhe debutuese për trajnerin boshnjak të Trepçës, Adis Beciragic, si shef i shtabit teknik të mitroviacsve, për të cilin gjithçka shkoi lehtë në këtë përballje, ndërsa tash e pret Prishtina në gjysmëfinale.

Drilon Hajrizi me 23 pikë ka shkëlqyer te Trepça në fitore, ndërsa 17 pikë tjera i ka dhënë Isaiah Ross. Hajrizi bëri edhe 4 asistime e 6 kërcime në fitore, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Kevin Bracy-Davis, 14 dhe Dardan Kapiti 12. Ky i fundit bëri edhe 6 kërcime.

Te Bashkimi, ku nuk shkoi asgjë si duhet sonte, më të dalluarit ishin Grant Lozoya me 18 pikë dhe Erik Copes me 16 të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga