GJAKOVË
Rrahje te Vëllaznimi, klubi del me komunikatë
14 September, 2023 @14:16
Pasi që u raportuar nga disa media për një rrahje në stërvitje të ekipit të Vëllaznimit, klubi ka lëshuar një komunikatë për media pak më parë, duke bërë të ditur se ekipi ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë.
Edhe pse klubi gjakovar nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të përfshirë në rast, në njoftim është thënë se “konform rregullave të klubit ekipi ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë në thyerje të kodit disiplinor dhe të sjelljes sportive.”
Për më tepër, ekipi ka sigururar të gjithë adhuruesit e skuadrës se do të udhëtojnë në 13 qershori sot të fokusuar dhe me motiv të lartë për ndeshje ndaj Yllit, në kuadër të Superkupës së Kosovës.
KOMUNIKATA:
KB Vëllaznimi njofton tifozët “Kuqezinjët e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive.
KB Vëllaznimi dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti.
KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli..
Ndeshja Ylli-Vëllaznimi luhet prej orës 20:00 ndërsa ekipi fitues i kësaj ndeshjeje siguron gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës, ku do të ketë përballë fituesin e duelit të orës 17:00, Peja-Prizreni.