RAMI HADAR, PAS NDESHJES
“Duhet të jemi më të organizuar në mbrojtje”
15 September, 2023 @11:36
Trajneri i Pejës, Rami Hadar, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes që e fitoi ndaj Prizrenit ka thënë se nuk është i kënaqur me performancën e përgjithshme të ekipit, por beson se kjo ka ndodhur për shkak se është fillimi i stinorit.
“Nuk kemi qenë të organizuar në mbrojtje. Besoj që ky është problemi i fillimit të stinorit. Në ndeshje si kjo, dy ekipet nuk kanë çka të humbin, prandaj është vështirë. Nuk jam i kënaqur me performancën në përgjithësi, por do të mundohemi të përgatitemi për ndeshjen e menjëhershme,” — ka thënë trajneri izraelit i Pejës.
Peja në gjysmëfinale të Superkupës do të ndeshet me Yllin në përballjen që luhet të premten me fillim prej orës 20:00 në “13 qershori”.