PAS PJESËS SË PARË
Ndeshja vazhdon, mbyllet pjesa e parë
17 September, 2023 @18:47
Pas incidenteve me tifozë, ndeshja finale e Superkupës me Trepçës e Pejës ka vazhduar për minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Trepça ka shënuar edhe dy pikë për të mbyllë 20-minutat e para të lojës me 8 pikë dallim, 40-32. Pasi që çereku i parë kishte mbaruar 23-16 e i dyti 17-16 dallimi i mitrovicasve të drejtuar nga Adis Beciragic, u ngrit për një pikë në ndërkohë.
Sa i përket ndërprerjeve, përkundër vërejtjeve nga zyrtarët e ndeshjes tifozëria nuk u qetësua dhe së pari nga palestra u desht të përjashtohen tifozët e Trepçës, për të vazhduar dueli.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.