Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROJNË ALON AMERIKANE

Istogu zyrtarizon ish-basketbollistin e Rahovecit

Istogu zyrtarizon ish-basketbollistin e Rahovecit


16 September, 2023 @18:58

Pas katër vitesh amerikani James Stanback do të rikthehet në Superligë të Kosovës. Gjatë vitit 2019, Stanback ka qenë pjesë e Rahovecit, duke luajtur në finalen e parë të tyre të playoffit ndaj Prishtinës.

Tash 31-vjeç Stanback është zyrtarizuar si lojtar i ri i Istogut në Superligë, derisa ky ekip po përjeton stinorin debutues në elitën e basketbollit të Kosovës.

James Stanback

Stanback 198-centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit Running Rebels në Belize, ndërsa mesatarisht në 24.7 minuta për ndeshje sa ka luajtur te ky ekip ka shënuar 19.3 pikë për ndeshje, 1.5 asistime dhe 4.2 kërcime.

Istogu këtë stinor do të debutojë në Superligë të Kosovës. Ekipi po drejtohet nga Fikret Shatri, ndërsa së fundi ka luajtur edhe çerekfinalen e turneut të Superkupës së Kosovës, ku u mposht nga Prishtina.

James Stanback


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga