Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA NË FINALE

Peja përmbys Yllin në fund, për të siguruar finalen

Foto: FBK

Peja përmbys Yllin në fund, për të siguruar finalen


15 September, 2023 @23:11

Peja me një lojë të mirë në çerek të fundit dhe ofanzivë të hatashme ka përmbysur Yllin që kishte epërsinë gjatë tre çerekëve të parë, për të fituar gjysmëfinalen e Superkupës dhe për të siguruar finalen e saj.

Peja mposhti Yllin 79-72 për të siguruar finalen e së dielës që nis në ora 17:00 ndaj Trepçës, ku edhe njëra prej tyre do të nis stinorin 2023/24 me trofe.

Pejanët janë rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur minusin prej 17 pikë në plus dhe për të triumfuar në fund 72:79 (23:18, 18:12, 17:22, 14:27).
Takimi ishte interesant nga fillimi deri në fund, por çerekun e parë më mirë e nisën vendasit, që kishin epërsi deri në gjashtë pikë, 17:11, derisa këtë pjesë e fituan 23:18. Therandasit e ngritën epërsinë deri në 12 pikë, 32:20 dhe ishin në epërsi konstante, duke shkuar në pushim me rezultat 41:30.
Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 58:41, megjithatë nga ky moment Peja u rikthye, duke afruar rezultatin dhe duke e kthyer atë në favor të saj për të triumfuar në fund 72:79.
Te therandasit u dalluan Valon Bunjaku me dhjetë pikë, 11 kërcime e shtatë asistime, Jalen Nesbitt me 14 pikë e 11 kërcime dhe Gëzim Morina me 16 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te pejanët më të mirët ishin Lis Shoshi me 21 pikë e nëntë kërcime, Justin Davis me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Jacob Calloway me 20 pikë e pesë kërcime.
Finalja e madhe është të dielën mes Trepçës dhe Pejës në Therandë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga