Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAVIS SHKËLQEN!

Peja rikthehet në pjesë të dytë për të mos lënë befasi

Foto: FBK

Peja rikthehet në pjesë të dytë për të mos lënë befasi


14 September, 2023 @20:02

Kampionja e Kosovës u rikthye në pjesë të dytë të ndeshjes çerekfinale të Superkupës ndaj Prizrenit, për të fituar duelin dhe për tu plasuar në gjysmëfinale të Superkupës.

Verdhezinjtë përkundër se në pjesë të parë ndiqnin rezultatin, në pjesë të dytë me një lojë të mirë, veçanërisht në çerek të tretë 30-18, bëri që të shkojë në fund lehtë te fitorja me 92-81.

Ekipi i Rami Hadarit nuk kurseu asgjë në pjesë të dytë, ndërsa Justin Davis shkëlqeu me 29 pikë të shënuara e 8 kërcime në fitore. Lis Shoshit i mungoi një kërcim për double-double, ndërsa dha 15 pikë, një më shumë sesa John Chandler.

Peja në gjysmëfinale do të pret fituesin e duelit Ylli-Vëllaznimi që ka nisur tani.

Te Prizreni, që nisi mirë ndeshjen por s’arriti t’i bëj ballë pejanëve në pjesë të dytë, janë dalluar Ivan Koljevic me 18 pikë (4/9 për tri pikë) dhe tre lojtarë tjerë me nga 13 të shënuara, Musab Mala, Arbër Sinani dhe Edmond Kryeziu.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga