Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB PEJA

Dorëhiqet Art Gashi, deklarata e plotë

Dorëhiqet Art Gashi, deklarata e plotë


16 September, 2020 @20:23

Përmes një postimi në faqen e Facebookut, klubi basketbollistik Peja ka njoftuar që kryetari Art Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Klubi pejan në postim ka bashkangjitur deklaratën e plotë të Gashit pas dorëheqjes:

“Leter e hapur e doreheqjes:

Te nderuar qytetare, tifoze e dashamire,

Ky eshte viti im i nente si Kryetar i Klubit qysh qe kur jam zgjedhe nga Kuvendi ne Shtator te vitit 2011. Pra, gati nje dekade ne udheqje te njerit nga Klubet me te famshem te Kosoves, dhe kete e kam bere me krenari e dinjitet edhe pse kam kaluar shume sfida e probleme.

Kam ardhur si Kryetar i Klubit ne moshen 22 vjeqare, ndoshta kryetari me i ri i ndonje Klubi te sportit. Mbaj mend titujt e gazetave dhe mosbesimin e befasine per kete perzgjedhje te kuvendarve. Kam ardhur duke zevendesuar z. Riza Gjakova, legjenden e sportit pejan. Ai ishte i lodhur me problemet e Klubit dhe te sportit ne pergjithesi. Tash e kuptoj plotesisht. Cfare sfide per nje 22 vjeqar te vije ne pozite pas nje Kryetari si axha Riska!

Per keto vite, se bashku me ekipen time kemi fituar te gjitha trofete e mundshem ne basketbollin e Kosoves. E para, Titulli Kampion ne vitin 2013. Ky ishte titulli i pare pas plot 10 sezoneve per Klubin. Sezonen fundit kishim ekipe per te fituat te gjitha trofet por ndodhi situata pandemike e cila na e la pergjyse sezonen. Na mbetet te kenaqemi vetem me Kupen e Kosoves.

Kemi krijuar show dhe spektakel shume here duke i dhuruar dashamireve ne palester por edhe permes televizionit emocione pafund. Sporti eshte ky, dhe Klub i suksesshem per mendimin tim eshte ai i cili i bene tifozet te mos flejn naten nga gezimi i nje fitoreje ne sekondart e fundit, apo nga hidherimi dhe lotet e nje humbje ne sekondat e fundit. Ne i sollem te dyja keto ndjenja.

Po, defintivisht qe kemi pas edhe gabime e deshtime, por gjithehere jam munduar te qendroj ne ball te tyre, edhe pse me moshe i ri, e jo me shume eksperience. Me ka kushtuar shume edhe financiarisht, mua dhe familjes time. Kam gabuar shume here dhe jam rrezuar, disa here edhe shume keq, por jam ringritur perseri. Jemi larguar padrejtesisht nga Superliga, kemi pas shume sfida e probleme financiare por kemi kaluar disi. Pervoje e madhe, me siguri qe do me sherbej gjithe jeten.

Ne krye te Klubit kam ardhe per shkak te dashurise se madhe ndaj Klubit. Si femije kam qene i lidhur ngusht dhe prej qe e njoh veten e njoh edhe Klubin. Familja ime e ngusht ka qene e lidhur shume me Klubin, ata kan qene nje nder themeluesit e Klubit dhe ndoshta kjo me ka afruar edhe me teper. Axha im, Ilhamiu, ka qene Kryetari i pare, e pastaj edhe baba, Fatmiri, ka ushtruar kete pozicion per nje kohe te gjate.

Dashuria e madhe me ka mbajt per kaq shume vite perkunder mijera porblemeve te cilat jam ballafaquar. Basketbolli ne Kosove eshte shume i brishte, jo vetem basketbolli por sporti ne pergjithesi. Te gjithe ata qe kan udhehqur Klube kan pas dhe do kene shume probleme, dhe per kete meritojne shume respekt.

Permes ketij shkrimi deshiroj ta beje publike doreheqjen time nga pozita e Kryetarit, duke mos dashur ta qoje deri ne fund mandatin tim te trete dhe te hap rruge per dikend i cili ka me teper kohe dhe mundesi te angazhohet rreth Klubit. Edhe pse gjithehere kam qene i hapur per te gjithe kandidatet potencial mendoj qe qendrimi im ka prishe pune. Disa nuk kan ardhur nga respekti, e disa nga frika e pergjegjesise duke e lene mbi mua kete barr. Me ardhjen ne fuqi te Ligjit per Sponzorizim mendoj qe eshte me e lehte per pasardhesin, edhe pse me siguri qe e presin sfida te medha. Por, KB Peja pa sfida nuk ka lezet!

Une kam pasur nje takim me strukturat e Klubit ku i kam njoftuar me vendimin tim dhe kam kerkuar thirrjen e Kuvendit te Jashtzakonshem ne kohen me te shpejt. Doreheqja ime ka qene e planifikuar tash sa vite, por per shkak te gjendjes ne Klub dhe mos interesimit te askujt, kam mbetur peng i pozites dhe dashurise.

Mendoj qe situata e tanishme kerkon nje person qe ka mundesi te angazhohet me teper dhe ka edhe pak kohe per nje organizim te mirefillte. Baza ekipes me lojtar vendor egziston sepse ne kemi kontrata me disa prej tyre, por edhe me ata qe skadojn kontratat gezojme respekt dhe raporte te shkelqyera. Klubi ka performuar shume mire sezonen e kaluar duke rikthyer edhe popullaritetin dhe shkelqimin e dikurshem. Shpresoj shume qe edhe kete sezone Klubi te synoj perseri ne majat e basketbollit vendor dhe rajonal edhe pse duhet kuptuat qe situata financiare ne vend eshte shume e renduar per shkak te pandemise.

Nje falemnderim shume te madh per tifozet te cilet na mbeshteten gjithehere, sponzoret, dhe te gjithe kontribuesit financiar e moral te Klubit. Falemnderim i madh per te gjithe shoket e mij te cilet kan sakrifikuar shume per te me mbeshtetur mua dhe Klubin. Nuk do i permend me emra sepse kete pune nuk e bene per emer, por per dashuri dhe besnikeri ndaj shoqerise dhe Klubit. Falemnderit per lojalitet te papare per Sekretarin e Klubit, dhe gjithe strukturave tjera ne Klub. Faleminderit lojtareve dhe trajnereve me te cilet bashkpunuam gjate ketyre viteve pa marr parasysh raporteve te tanishme.

Do te jem ne sherbim te Kryetarit te ri sapo te zgjedhet me te gjitha kapacitetet, njohurit dhe pervojat e mija, nese ai/ajo i kerkon. Do jem ne sherbim te Klubit sa here te jete nevoja, pa kushte si cdo here.

A si tifoz, do te jem cdo here ne shtepine time te dyte, ne Karagac. Krah per krah me Shqiponjat. Deri ne fund te jetes!”


 
Të gjitha lajmet nga