MVP @ GAMEWEEK 19

Drilon Hajrizi, MVP i xhiros XIX
7 February, 2022 @19:17
Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, është përzgjedhur MVP i xhiros së 19 në Superligë.
FBK-ja ka shpallë basketbollistin mitrovicas si më të mirin e xhiros, pas performancës së tij kundër Bashkimit.
Hajrizi në këtë ndeshje luajti me 21 pikë, 10 kërcime, 4 asistime e 1 top të rrëmbyer.
Trepça aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 13 fitore e 6 humbje.