Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOUT

Dueli i parë i playoutit, sonte

Dueli i parë i playoutit, sonte


15 April, 2025 @11:22

Skuadra e Borës, që në stinorin debutues në Superligë përfundoi si e parafundit (e shtata) do të ndeshet sot me KEK-un që ishte finalist i playoffit të Ligës së Parë.

Dueli i playoutit luhet me dy ndeshje, ku ndeshja e parë zhvillohet sonte derisa KEK pret Borën. Ndeshja e kthimit pritet të luhet pas 4 ditësh, ku Bora pret KEK-un. Ekipi që del me rezultat më të mirë nga këto dy përballje, siguron Superligën për stinorin 2025/26. Humbësi, luan stinorin e ardhshëm në Ligë të Parë.

Dueli i parë KEK-u - Bora luhet sonte në “Adem Jashari” të Obiliqit, me fillim prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga