7 TË HUAJ - 1 VENDOR!
Fikret Shatri - trajneri i vetëm nga Kosova në Superligë
12 January, 2024 @13:33
Me ndërrimet e fundit të trajnerëve në ekipet e Superligës së Kosovës, Fikret Shatri trajner i Istogut ka mbetur “mohikan” i fundit në Superligë.
Shatri 50 vjeç është trajneri i vetëm nga Kosova që udhëheq një ekip të Superligës - duke mbetur si trajner i Istogut që nga fillimi i stinorit aty.
Me trajner kosovar e kishte nisur stinorin edhe Bashkimi, por largoi pas një kohe Edin Kërveshin nga detyra. Prishtina kishte në detyrë Albert Sylejmanin, derisa dje zyrtarizuan trajnerin kroat dhe tashmë Superliga nga 8 ekipe pjesëmarrëse ka 7 trajnerë të huaj.
Aktualisht, vendet prej nga vinë trajnerët janë:
◼ Adis Beciragic, Bosnje e Hercegovinë — Trepça
◼ Rami Hadar, Izrael — Peja
◼ Kostas Flevarakis, Greqi — Ylli
◼ Jaksa Vulic, Kroaci — Prishtina
◼ Vladimir Krstic, Kroaci - Vëllaznimi
◼ Aleksandar Jonchevski, Maqedoni Veriore — Bashkimi
◼ Tuncay Bostanci, Turqi — Prizreni
◼ Fikret Shatri, Kosovë - Istogu.