FORMACIONET STARTUESE

Finalja 2: Peja-Trepça, 5-shet startuese
7 May, 2023 @16:11
Dueli i dytë i serisë finale nis në ora 17:15 në Karagaç të Pejës, ndërsa verdhezinjtë vendas dëshirojnë të barazojnë serinë ndaj xehetarëve mysafir që fituan duelin e parë në Minatori.
Për dallim nga ndeshja e parë, Hadar ka ndërruar tre lojtarë në pesëshen startuese, ku sot nisin Hajdari, Qallaku e Thomas në krahasim me ndeshjen e parë ku kishin nisur Shoshaj, Veseli e Joseph. Te Gençoglu, nuk ka ndërrime në pesëshen startuese - është e njëjta sikurse e ndeshjes së parë të serisë.
Trajnerët Rami Hadar dhe Engin Gençoglu kanë vendosur këto pesëshe startuese për ndeshjen e dytë të serisë:
PEJA:
00. Brad Waldow, 1. Arti Hajdari, 10. Arian Qallaku, 11. Jalen Tate, 24. Larry Thomas.
TREPÇA:
1. Jamel Artis, 2. Kendrick Brown, 3. Andrew Gordon, 7. Mikaile Tmusic, 12. Drilon Hajrizi.