Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RI, DEBUTON ME FITORE NË DERBI

Gençoğlu debuton me fitore, Trepça triumfon në derbi

Gençoğlu debuton me fitore, Trepça triumfon në derbi


22 January, 2023 @19:03

Trepça i është rikthyer fitores në një ndeshje të fortë. Mitrovicasit përkundër se dukeshin se po shkonin drejt fitores lehtë në fund të çerekut të tretë, për pak çuan në pakthim gjithçka të arritur! Kështu trajneri i ri i tyre Engin Gençoglu debutoi me fitore te ekipi i tij.

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Trepçës ndaj Pejës në kuadër të dueleve të këtij stinori në Superligë, pasi që në dy përballjet e shkuara verdhezinjtë kishin triumfuar brenda dhe jashtë.

Peja e Can Sevimit bëri një seri 16-0 në fillim të çerekut të katërt për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në vetëm tri pikë! Një pauzë qetësuese dhe këndellje e Trepçës bëri që të dalin fitues në këtë përballje, ku Peja u mposht nga Trepça 83-91 [20-18, 15-31, 18-23, 30-19].

Will Daniels ka pasur paraqitje tepër të mirë sonte te Trepça. Në 23 minuta lojë ai dha 25 pikë dhe bëri 9 kërcime, ndërsa Kendrick Brown shënoi 21 pikë, 4 asistime e 6 kërcime.

TABELA AKTUALE

Mikaile Tmusic ka shënuar më së shumti pikë prej kur u kthye nga lëndimi. Tmusic luajti me 20 pikë, ndërsa bëri edhe 6 kërcime. Drilon Hajrizi kreu lojën me 11 të shënuara.

Peja, që ishte për pak të bëj rikthimin e madh, krejt në fund u dorëzua. Pas serisë 16-0 në çerek të fundit dhe afrimit të madh të rezultatit, humbën mundësinë e ritkhimit në lojë pas këndelljes mitrovicase. Rodney Purvis dha 20 pikë në këtë ndeshje, ndërsa Isaiah Umipig shënoi 16 të tjera.

Prej vendorëve, vetëm Arian Qallakaj ka shënuar pikë dyshifrore. Pejani dha 10 pikë dhe bëri 3 kërcime në ndeshje.

Me fitore, Trepça bën bilancin 10-9 ndërsa Peja tashmë pas humbjes së tretë nga tre ekipet në TOP-4, është në bilanc 13-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga