NDËRRIMI I TRAJNERËVE

Gjysma e Superligës ka trajner të ri
27 October, 2022 @20:13
Pas vetëm një cikli të ndeshjeve të Superligës, me sot, gjysma e Superligës ka trajnerë të ri të skuadrës! Për rezultate, për arsye personale, apo cfarëdo qoftë arsyeja, tashmë katër nga tetë skuadrat e Superligës kanë ndërruar trajnerët me të cilët kanë nisur stinorin në Superligë 2022/23.
Bashkimi, Prishtina, Trepça e Vëllaznimi - kanë ndërruar trajnerët e tyre dhe tashmë kanë trajner të ri në skuadër, ndërsa në ciklin e parë të ndeshjeve në Superligë kanë mbijetuar trajnerët e Prizrenit (Arbnor Rifati), Rahovecit (Muhamed Thaçi), Pejës (Can Sevim) dhe Yllit (Adis Beciragic).
Trajneri i parë i Prishtinës Ekrem Memnun u zëvendësua nga Murat Bilge, pastaj ai i Bashkimit Darko Radulovic nga Edin Kërveshi, Franko Sterle i Vëllaznimit nga Josip Plantak, ndërsa së fundi Ljubomir Minchev i Trepçës nga Aleksandar Joncevski.
Kujtojmë, sipas rregullës së re në FBK të miratuar edhe nga klubet, trajneri i dytë i huaj i regjistruar do t’i kushton klubeve 2 mijë euro, pasi që pika 13.9 e PG-së thotë:
“13.9.1 Licenca për trajnerin e parë të huaj të regjistruar gjatë stinorit do të kushtojë 500,00€ (pesëqind euro);
13.9.2 Licenca për trajnerin e dytë të huaj të regjistruar gjatë stinorit do të kushtojë 2.000,00€ (dymijë euro);
13.9.3 Licenca për trajnerin e tretë të huaj e tutje të regjistruar gjatë edicionit, do të kushtojë 5.000,00€ (pesëmijë euro)”.