GAME 2: KEK-u - GRAPELAND
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Grapeland barazon serinë, bileta për Superligë prehet në Rahovec
8 April, 2025 @21:56
Skuadra e Grapelandit, duke e mposhtur KEK-un në serinë e dytë të finales, me rezultat 70-74, e barazoi serinë.
Kapiteni Bardh Rexha ishte më i miri te Grapelandi me 19 pikë e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Albin Berisha me 18 pikë dhe Khari Broadway me 15 pikë të tjera.
Te KEK-u u dalluan Reggie Clark me 19 pikë, Visar Ejupi me 18 pikë dhe Adrian Ibishi me 15 pikë e 11 kërcime.
Me këtë fitore u barazua seria finale, derisa kampioni i Ligës së Parë dhe anëtari më i ri i Superligës do të caktohet të premtën në “Mizair Isma” në Rahovec.