Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEWCASTLE UNITED

Howe detyrohet të shtrihet në spital!

Howe detyrohet të shtrihet në spital!


13 April, 2025 @0:57

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, është detyrurar të shtrihet në spital për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, që nuk ka kaluar për disa ditë. Sipas njoftimit të lëshuar nga BBC Sport, Howe nuk e ka ndier veten mirë për disa ditë dhe stafi mjekësor i Newcastle Unitedit ka bërë të ditur se ai është shtruar në spital.

Newcastle United nuk ka dhënë detaje shtesë për arsyen apo sëmundjen nga e cila vuan Howe, por i ka dëshiruar shërim të shpejtë, duke bërë të ditur se ai është me vetëdije të plotë dhe po bisedon me familjen e tij përgjatë kohës.

Ndihmës-trajnerët Jason Tindall dhe Graeme Jones do ta drejtojnë Newcastle Unitedin të dielën në “St James’ Park” ndaj Manchester Unitedit. Gjithashtu, Tindall mbajti konferencën e detyrueshme për shtyp para ndeshjes.

Kujtojmë, Howe udhëhoqi Newcastle Unitedin në muajin e kaluar drejt trofeut të parë në vend pas 70 citesh pritje, duke fituar Kupën e Ligës, pasi mposhti Liverpoolin në finalen e “Wembleyt”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League