Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOHAMED SALAH QËNDRON NË "ANFIELD ROAD"

Për dekadë dhe rekorde tjera me Liverpoolin!

Fotot: Liverpool

Për dekadë dhe rekorde tjera me Liverpoolin!


11 April, 2025 @10:35

Tetë vite kaluan derisa egjiptiani u bë mbret. Stinori i fundit dhe mos-vazhdimi i kontratës deri sot, bënë që të ndërthuren shumë spekulime për të ardhmen e tij, por në fund, froni e priti mbretin.

Mohamed Salah dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin, derisa egjiptiani 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë edhe për dy stinorë tjerë me ekipin nga “Anfield Road”.

Kjo, do ta bëj Salahun si lojtar që do ta kalojë një dekadë në Liverpool, ndërsa egjiptiani do të kërkojë që të vazhdojë thyerjen e rekordeve në ekip dhe Premier Ligë, si njëri ndër më të mirët në histori të saj.

Mohamed Salah @ Liverpool

Vetëm deri sot, ai ka shënuar 243 gola dhe 109 asistime në 393 ndeshje. Marrëveshja e fundit e tij me Liverpoolin e kishte bërë atë si lojtarin më të paguar në histori të të kuqve nga “Anfield” me 350 mijë funta në javë.

“Natyrisht që jam shumë i emocionuar, tani kemi ekip të jashtëzakonshëm. Kemi pasur ekip të jashtëzakonshëm, por tani mendoj se kemi mundësi që të fitojmë trofe shtesë dhe të kënaqem me futboll. Kam luajtur tetë vite këtu, shpresoj që të bëhen dhjetë. Po kënaqem me jetën këtu, me futbollin. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime këtu,” — tha ai për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Sipas the Sun, tash e tutje Salah do të përfitojë 400 mijë funta në javë, për të thyer edhe një rekord te Liverpooli — si më i paguari në histori të klubit.

Mohamed Salah @ Liverpool

Ai shpejt pritet të bëhet edhe lojtari që ka kontribuuar më së shumti në një ekip të Premier Ligës, duke thyer rekordin e Wayne Rooney dhe Ryan Giggsit. Me gola e asistime në Premier Ligë, Rooney është i pari me 276 për Manchester Unitedin, ndërsa Ryan Giggs i dyti me 271 sosh. Salah vjen i treti me 267 gola+asistime vetëm në Premier Ligë për Liverpoolin.

Egjiptasi ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Botërorin e klubeve me të kuqtë e Merseyside.

Mohamed Salah @ Liverpool

Se sa të mëdha janë arritjet e Salahut tregon edhe fakti që ai aktualisht ndanë pozitën e pestë të golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës me Sergio Agueron dhe është shumë afër për të arritur në pozitë të katërt. Alan Shearer ka 260 gola, Harry Kane 213, Wayne Rooney 208, Andy Cole 187 e Aguero me Salah janë te 184!

Te asistimet, ai është në TOP-10! Giggs ka 162 si rekord mbajtës, e Salah ka arritur te 86 në opzitë të dhjetë. Vendi i pestë në këtë listë është Frank Lampard me 102! 

Rekordet personale të tija në Premier Ligë: Më së shumti gola nga një lojtar prej Afrikës (184); Më së shumti gola për Liverpoolin (182); Më së shumti sezona me 10+ gola dhe 10+ asistime në histori të Premier Ligës (6); Më së shumti gola në histori të Premier Ligës me këmbën e majtë (149).


 
Të gjitha lajmet nga Champions League