BARCELONA KALON PA TELASHE BENFICËN

Yamal shkëlqen, Barcelona çerekfinalistja e parë
11 March, 2025 @20:44
Barcelona është bërë çerekfinalistja e parë e Ligës së Kampionëve, pasi që në “Montjuic” ka mposhtur Benficën 3-1 për të arritur në tetëshen më të mirë të stinorit në Evropë. Katalonasit kishin fituar edhe ndeshjen e parë në Lisbonë, 0-1, me gol të Raphinhës.
Ka qenë një shfaqje e mrekullueshme e supertalentit Lamine Yamal, që me gol dhe asist ka bërë gjithçka për t’i hapur rrugë ekipit drejt kualifikimit, derisa braziliani Raphinha është treguar klinik në rastet e ardhura për të. Ndërkaq, heroi i ndeshjes ishte Pedri, që mbajti kontrollin e lojës gjatë gjithë duelit për të mos lënë vend për befasi - me ç‘rast edhe në fund të lojës u shpallë lojtari më i mirë i duelit.
Në çerekfinale, Barcelona pret kundërshtarin nga çifti Lille - Borussia Dortmund.