LIVERPOOL DEMOLOI TOTTENHAMIN

Finalja e Kupës së Ligës, Liverpool - Newcastle United
6 February, 2025 @23:56
Shkatërroi Tottenhamin në “Anfield Road” për të shkrirë epërsinë e londinezëve nga ndeshja e parë (1-0) duke e fituar atë të kthimit thellë, 4-0. Liverpool duket i pandalshëm, ndërsa Gakpo (34’), Salah (51’), Szobo’ (75’) dhe Virgil (80’) shënuan, në ndeshjen ku Tottenham për herë të parë nën drejtimin e Ange Posteçoglut nuk kishte shut në drejtim të portës së kundërshtarit!
Me të nisur ndeshja Liverpool mori kontrollin e lojës, e dominoi plotësisht atë për të shkuar te fitorja, derisa kundërshtari në fushë nuk dukej fare. Aq më pak në pjesë të dytë, kur demolimi i mysafirëve në “Anfield…” u bë i plotë.
Newcastle United që siguroi finalen mbrëmë, duke e eliminuar Arsenalin në gjysmëfinale do të ndeshet me Liverpoolin në “Wembley” për trofeun e parë të stinorit, më 16 mars 2025.
Për trajnerin e ri të Liverpoolit që erdhi në fillim të këtij stinori aty, Arne Slot, finalja e parë me ekipin e tij të ri u arrit që në tentimin e parë. Duke llogaritur edhe lidershipin në Premier Ligë si dhe vendin e parë në fazën grupore të sistemit të ri të Ligës së Kampionëve - nuk ka çka të shtohet më shumë për këtë ecuri të tij me të kuqtë e Anfieldit.