NOTTINGHAM FOREST MBETET LARTË

Fotot: NFFC
Forest mposht kampionin për t’iu kthyer fitoreve
8 March, 2025 @16:50
Ekipi i Nuno Espirito Santos ka marrë një shtytje të madhe në rrugëtimin kampional, për të shpresuar për Ligë të Kampionëve! Nottingham Forest vazhdon të jetë befasia e stinorit dhe nuk po zbret nga TOP-4’shja e Premier Ligës, ndërsa sot në duelin e parë të ditës, treguan lojë të mençur ndaj kampionit që po vuan për rezultate, për të fituar ndeshjen në fund, Nottingham Forest - Manchester City 1-0 [Callum Hudson-Odoi 83’].
Ka qenë një dalje e shpejtë, një pasim fenomenal nga gjysma e fushës prej anës së Morgan Gibbs-ëhite’it drejt Odoit, që iu afrua portës së Edersonit për ta mposhtur atë me një goditje në shtyllën e afërt të tij, prej të djathtës së fushës.
Kjo është fitorja e parë e Nottingham Forestit pas katër ndeshjeve pa fitore në kampionat, ndërsa Manchester City vazhdon me formën luhatëse në Premiership, ku në pesë ndeshjet e fundit ka këtë renditje, humbje-fitore, në përsëritje!
Forest i treti në renditje, mbyllë xhiron XXVIII. Të kuqtë kanë 51 pikë, pasi arritën fitoren e 15-të kampionale sot. Manchester City, kampion aktual, i katërti momentalisht, me 47 pikë! Deri në fund të xhiros mund të bie edhe mëposhtë.