Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E THELLË ME TRAJNERIN E RI!

Limani hat-trick, Muja asistues perfekt, Prishtina i kthehet fitores!

Limani hat-trick, Muja asistues perfekt, Prishtina i kthehet fitores!


12 April, 2025 @19:08

Ka nisur mbarë trajneri i Prishtinës Arsim Thaçi edhe në Superligë. Pas fitores së shënuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Thaçi drejtoi duelin e parë të Prishtinës këtë stinor edhe në Superligë dhe fitoi bindshëm.

Ka qenë qendërmbrojtësi me përvojë Ardian Limani që ka shënuar hat-trickun e parë në karrierë, ndërsa Prishtina ka demoluar Suharekën, Suhareka - Prishtina 0-4 [Ardian Limani 39’, 66’, 78’, Dion Gallapeni 52’].

TABELA AKTUALE

Suhareka priti selektorin e Kosovës Franco Foda sot si mysafir në stadium, por në fushë lojtarët e saj nuk treguan asgjë, derisa Prishtina mbushi syrin e të gjithëve dhe tashmë mbetet në luftë për një vend që siguron garat evropiane edhe nga Superliga.

E Limani bëri atë që asnjë qendërmbrojtës nuk ka bërë në histori të Superligë, ku me hat-trickun e tij solli fitoren e nëntë sezonale të bardhekaltërve. Me fitore, Prishtina është e katërta aktualisht në Superligë me 38 pikë nga 28 ndeshje të luajtura, ndërsa Suhareka është e teta me 32 pikë. Në rast se në ndeshjet tjera të xhiros, Llapi fiton, atëherë Suhreka do të bie në zonën e rënies këtë xhiro! Për tu përmendur. Ardian Muja bëri katër asistime në këtë fitore! Katër asistimeet e Mujës në këtë ndeshje, janë rekord i Superligës gjithashtu, për asistime të një lojtari në një ndeshje.

Përndryshe, pas golit të tretë Limani nga gëzimi zhveshi fanellën e tij dhe referi ia dha kartonin e dytë të verdhë, për ta përjashtuar nga ndeshja! Limani ishte i befasuar me këtë vendim, ndërkaq Prishtina 11 minutat e fundit të ndeshjes i luajti me një lojtar më pak në fushë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga