RAMI HADAR I KËNAQUR ME KIMINË E EKIPIT

Hadar shpreson ta ketë Vëllaznimin kundërshtar në gjysmëfinale
2 April, 2023 @1:10
Trajneri i Pejës Rami Hadar pas fitores së sontme ndaj Rahovecit ka thënë se ekipi i tij ka kapur një kimi të mirë dhe është i lumtur me lojën e treguar, edhe pse ka vend për përmirësime në saktësi në mbrojtje të ekipit.
Përndryshe i pyetur për PlayOff, se ç‘mendon për çiftin çerekfinal Ylli - Vëllaznimi, ku fituesi do të jetë rival potencial i Pejës në gjysmëfinale, nëse verdhezinjtë përfundojnë Superligën në vend të dytë, ka thënë se Ylli është shumë ekip më i mirë se Vëllaznimi, por shpreson që ata të mposhten nga ekipi gjakovar, duke qeshur.
“Shpresoj që kimia e mirë do të na çojë sa më lartë në PlayOff,” ka thënë ai fillimisht, ndërsa sa i përket dueleve të PlayOffit ai ka thënë se “Ylli është ekip më i mirë dhe shpresoj që ata të mposhten dhe të mos luajmë kundër tyre,” ka shtuar ai me një të qeshur.
Kurse sa i përket duelit tjetër Trepça-Bashkimi, ai ka vlerësuar se këto dy skuadra janë të mira dhe kanë trajnerë të shkëlqyeshëm, ndërsa beteja do të jetë e vështirë për të fituar këtë luftë.