GAME 3: GRAPELAND - KEK-u

Historike! Grapelandi në Superligë
13 April, 2025 @21:18
Skuadra e Grapelandit, me fitoren kundër KEK-ut me rezultat 75-69, u shpall kampion i Ligës së Parë dhe u inkuadrua në Superligë.
Kapiteni Bardhi Rexha shkëlqeu me double-double prej 20 pikëve e 11 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Khari Broadway me 18 pikë e 11 asistime.
Te KEK-u u dalluan Donat Rexhepi me 26 pikë dhe Denis Zenelaj me 11 pikë.
Grapelandi e përfundoi serinë me rezultat 2-1 dhe do të jetë pjesë e Superligës, kurse KEK-u luan në Play Out me Borën.