Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI NË "RIZA LUSHTA"

Trepça’89 zyrtarizon  Gani Sejdiun trajner për stinorin e ri

Trepça’89 zyrtarizon Gani Sejdiun trajner për stinorin e ri


19 June, 2025 @14:04

Ekipi mitrovicas, dikur kampion i Kosovës dhe pjesëmarrës në kualifikime për Ligë të Kampionëve, Trepça’89 ka zyrtarizuar sot si kryetrajner të ri të ekipit mitrovicasin Gani Sejdiu.

Trajneri në fjalë, ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës ndërsa ‘89-shi që ndau rrugët pas shumë vitesh me Shpëtim Idrizin, i cili mori ekipin e femrave të Mitrovicës, ka bërë të ditur se rikthimi i Sejdiut ka të bëj me një projekt të ri dhe ambicioz për klubin.

“Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz.
Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë — dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore,”
bëri të ditur klubi në fjalë.

Së fundi Sejdiu kishte drejtuar Drenicën në Ligë të Parë të Kosovës, ndërsa 63-vjeçari pritet të synojë Superligën me Trepçën’89 në një stinor kur Liga e Parë i kthehet sistemit të vjetër të garave, që do të përbëhet prej 18 ekipeve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë