VAZHDOJNË ME TRAJNERIN!

Rilindja 1974 vazhdon me Faruk Statovcin
22 May, 2025 @12:18
Skuadra pejane, Rilindja 1974, përmes një njoftimi në llogaritë e rrjeteve sociale të klubit ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me trajnerin aktual të tyre, Faruk Statovci.
Statovci 45-vjeç mori drejtimin e klubit nga xhiroja e nëntë e këtij stinori në Ligë të Parë - Grupi A, duke arritur që me ekipin në fjalë të mbijetojë aty.
Liga e Parë nga stinori 2025/26 do të jetë e përbashkët dhe do të përbëhet nga 18 ekipe, me një stinor që do të luhet në sistem normal me 34 xhiro deri në fund të saj.
“Klubi ynë, KF Rilindja 1974, vazhdon me përkushtim dhe sukses një vit tjetër nën drejtimin e trajnerit të respektuar, Faruk Statovci. Me vizionin dhe përvojën e tij, ekipi ynë synon të forcojë pozitat dhe të arrijë objektiva të reja në sezonin e ardhshëm. Falënderojmë trajnerin dhe të gjithë ata që na mbështesin në këtë rrugëtim të përbashkët për zhvillimin e futbollit dhe ruajtjen e traditës së klubit tonë të dashur. Forca KF Rilindja 1974!” — shkroi KF Rilindja 1974 në njoftim.
Në stinorin që e lamë pas, Rilindja 1974 arriti që prej 27 xhirove të shënojë tetë fitore, 4 barazime dhe 15 humbje, me goldallim 32-47, duke mbledhur 28 pikë - të mjaftueshme për pozitën e tetë në Grupin A të Ligës së Parë, mjaftueshëm për të shpëtuar.