Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANËTARE E RE E SUPERLIGËS

Prishtina e Re me arritje historike, Superliga realitet

Prishtina e Re me arritje historike, Superliga realitet


18 May, 2025 @18:37

Skuadra e Prishtinës së Re edhe zyrtarisht ka fituar Grupin B të Ligës së Parë dhe tashmë ka siguruar Superligën për stinorin 2025/26. Kjo është hera e parë që ekipi në fjalë arrin Superligën, ndërsa nisën rrugëtimin në futboll si Shkëndija e Hajvalisë, për ta ndërruar emrin rrugës dhe pas humbjes në barazh për Superligë në stinorin e kaluar, kësaj radhe nuk lanë vend për befasi - por arritën direkt Superligën.

Sot, Prishtina e Re triumfoi si mysafir i Kikës, derisa Astrit Berisha me gol të shpejtë i dha avnatazh ekipit, e goli i shpejt në pjesë të dytë liroi nga presioni ekipin, që pastaj kontrolloi ndeshjen për të arritur fitoren: Kika - Prishtina 1-3 [Uvejs Bunjaku 59’ pen.—Astrit Berisha 4’, 75’, Abdul Razack 48’].

TABELA PËRFUNDIMTARE

Prishtina e Re kapi vendin e parë që prej fillimit të stinorit dhe asnjëherë nuk e lëshoi këtë pozitë përgjatë edicionit, derisa me fitoren e 22-të kampionale sot nga 27 ndeshje në total, tuboi 69 pikë për tu kurorëzuar me trofeun e fituesit të grupit dhe hyrjen në Superligë. Kika mbyllë stinorin në pozitë të shtatë me 29 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë