Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME FITORE DREJT PLAOFFIT

Liria në barazh, ndaj Vushtrrisë

Liria në barazh, ndaj Vushtrrisë


18 May, 2025 @19:42

Liria ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit kampionale në kuadër të Grupit A të Ligës së Parë dhe kështu ka siguruar pozitën e dytë dhe mundësinë që të kërkojë Superligën përmes barazhit.

Liria ka mposhtur sot Rilindjen 1974 si mysafir me nga një gol për pjesë, për të arritur te rezultati përfundimtar: Rilndja 1974 - Liria 0-2 [Uetuuru Kambato 25’, Egzon Qerimi 89’].

TABELA AKTUALE

Liria, si vend i dytë i Grupit A në Ligë të Parë do të luajë ndeshjen e parë të barazhit me Vushtrrinë, që është vend i dytë në Grupin B të Ligës së Parë. Fituesi i kësaj ndeshjeje pastaj do të luajë duelin përfundimtar për Superligë, ndaj pozitës së tetë aty (aktualisht, Llapi).

Përndryshe, Liria mbyll stinorin në Ligë të Parë - Grupi A me 51 pikë nga 27 ndeshje, kurse Rilindja 1974 në pozitë të tetë, me 28 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë