BARAZIM PA GOLA!

Foto: FCKEK/fb
KEK-u për pak nuk arriti të mbyllë stinorin si i katërti!
18 May, 2025 @15:33
Përkundër dominimit dhe lojës së mirë të treguar, KEK-u nuk ka arritur të thyejë Flamurtarin sot për të fituar ndeshjen dhe për të përfunduar stinorin në pozitë të katërt të Grupit B të Ligës së Parë.
Sidoqoftë, ekipi i KEK-ut në stinorin e parë të rikthimit në Ligë të Parë, ka treguar karakter dhe me barazimin e sotëm, KEK - Flamurtari 0-0, ka përfunduar stinorin në pozitë të pestë të tabelës, asnjëherë duke mos qenë i rrezikuar për mbijetesë, por duke luftuar për më shumë.
KEK-u mbylli stinorin në pozitë të pestë të tabelës me 37 pikë, ndërsa Flamurtari i fundit, i rënë nga Liga e Parë në Ligë të Dytë këtë stinor, mbylli stinorin në pozitë të dhjetë me 13 pikë.