RAMIZ SADIKU FITON!

Stinori i suksesshëm përfundon me fitore për “industrialistët”
18 May, 2025 @15:43
Ramiz Sadiku ka mbyllur stinorin 2024/25 me fitore në Grupin B të Ligës së Parë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Alban Dragusha ka siguruar vendin e tretë në renditje tabelare qysh më parë.
“Industrialistët” kanë shënuaër fitore ndaj Fushë Kosovës së rënë nga liga, duke i mposhtur ata me rezultat: Fushë Kosova - Ramiz Sadiku 1-2. Kështu, pas 27 xhirosh, Liga e Parë merr fund, ndërsa Ramiz Sadiku e mbylli atë me 48 pikë në pozitë të tretë, ndërsa Fushë Kosova me rënie drastike, në pozitë të nëntë me 22 pikë.
Kujtojmë, Fushë Kosova në stinorin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës. Këtë stinor, nuk arriti mbijetesën në Ligë të Parë dhe ekipi i “pampurave” për dy stinorë radhazi shënon dy rënie nëpër kategori! Në pjesë të dytë të stinorit, Fushë Kosovën e drejtoi trajneri Emin Bajrami, por nuk arriti assesi ta këndell skuadrën për të bërë më shumë!