EDHE NJË FITORE, PËR FUND

Foto: FCMitrovica/ fb
Mitrovica mbyll stinorin me fitore
18 May, 2025 @14:15
Ekipi që debutoi këtë stinor në Ligë të Parë të Kosovës, Mitrovica, ka mbyllur stinorin me fitore. Ekipi mitrovicas ka shënuar fitore si mysafir ndaj Vëllaznimit, duke e fituar ndeshjen: Vëllaznimi 1-2 Mitrovica [n.n.—Taulant Avdyli, Franklin Keneth Emordi].
Mitrovica, nuk mbijetoi në Ligë të Parë, duke përfunduar e fundit në renditjen e Grupit A të ligës dhe kështu, stinorin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Dytë. Ekipi në fjalë nuk pati start të mirë të stinorit dhe më pas nuk arriti të këndellet për të bërë më shumë.
Vëllaznimi në anën tjetër pas mosarritjes matematikore për të luftuar së paku për barazh të Superligës, mbyll stinorin në Ligën e Parë - Grupi A në pozitë të katërt me 43 pikë. Mitrovica e dhjeta, me 17 pikë.