Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REXHEPI QËNDRON NË GJAKOVË

Vëllaznimi vazhdon me Rexhepin edhe për një stinor

Vëllaznimi vazhdon me Rexhepin edhe për një stinor


3 June, 2025 @15:29

I ardhur në pjesën e dytë të stinorit 2024/25, Xhengis Rexhepi, do të mbetet trajner i Vëllaznimit edhe për stinorin që vjen. Njoftimin e ka dhënë vetë ekipi i Vëllaznimit përmes një postimi në llogari të Instagramit, duke bërë të ditur se marrëveshja është arritur duke bërë plane për skuadër të fortë dhe stabile për stinorin që vjen dhe vitet në vijim.

Rexhepi kishte zëvendësuar të larguarin Leutrim Krasniqi në detyrë para se të niste pjesa e dytë e stinorit. Vëllaznimi gjatë pranverës më pas, nuk arriti të mbajë hapin për të kërkuar Superligën dhe nuk mundi që të kap njërën nga dy pozitat e para.

“Klubi Futbollistik Vëllaznimi njofton me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Rexhepi kanë arritur marrëveshje afatgjate për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe stabile për sezonen 2025/26 dhe vitet në vijim.

Me këtë vazhdim, Vëllaznimi konfirmon stabilitetin dhe vizionin për të ardhmen, duke ndërtuar mbi bazat e vendosura gjatë sezonit të kaluar dhe duke synuar ngritje të mëtejshme në çdo aspekt – si në rezultat, ashtu edhe në organizim e disiplinë brenda klubit.” - bëri të ditur KF Vëllaznimi.

Përndryshe Vëllaznimi është në Ligë të Parë që prej stinorit 2018/19 dhe nuk ka arritur më të shijojë Superligën, ndërsa në një tentim të vetëm po atë stinor, nuk e pati fatin që të kalojë barazhin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë