AS PRISHTINA - ISTOGU

Istogu i shënon mbi 100 pikë rivalit
4 March, 2022 @19:38
Skuadra e Istogu pa telashe e mposhti AS Prishtinën me rezultat 57-109 dhe u rikthye në pozitën e dytë.
Istogu ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe me lehtësi triumfoi ndaj kundërshtarit.
Më të dalluarit te Istogu ishin Labinot Kelmendi me 24 pikë, Shendrit Llapi me 23 pikë e 8 kërcime dhe Sammy Taylor me 22 pikë, 7 kërcime, 8 asistime e 6 topa të rrëmbyer.
Te AS Prishtina u veçuan Dardan Sejdiu me 14 pikë e 13 kërcime dhe Ermir Gashi me 12 pikë.
Istogu me 9 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse AS Prishtina me 5 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e tetë.
Në xhiron tjetër Istogu pret Vushtrrinë, derisa AS Prishtina takohet me Vëllaznimin.