Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FABIAN GJUKA

Forcat i kemi përqëndruar në kampionatin shqiptar

Forcat i kemi përqëndruar në kampionatin shqiptar


3 March, 2022 @23:59

Trajneri i skuadrës së Vllaznisë të Shkodrës, Fabian Gjuka, pas humbjes nga Prizreni’16 ka bërë të ditur që skuadra e tij ka përqëndruar forcat në kampionatin kombëtar shqiptar dhe tashmë gjasat për të bërë dicka më shumë në ligën mbarëkombëtare, nuk ka.

“Nuk është problemi te thellësia e skuadrës. Ne më shumë jemi të interesuar për ligën kombëtare në Shqipëri, sesa për ligën mbarëkombëtare. Të shprehem më mirë, forcat i kemi përqendruar në kampionat, jo që nuk jemi të interesuar për të luajtur këtu. Ka qenë një provë e mirë ndeshja e sontme dhe kemi provuar lojtarë të rinj,” ka thënë ndër të tjera Gjuka pas ndeshjes.

Vllaznia është e fundit në renditjen tabelare të Ligës Unike dhe ka vetëm dy fitore e nëntë humbje pas njëmbëdhjetë xhirove të zhvilluara këtu.

Për shkodranët, trajneri pejan i ekipit është trajneri i dytë këtë stinor, pas largimit të malazezit Nikola Milatovic. Pas pushimit dimëror ekipi shkodran kishte probleme financiare dhe rrjedhimisht organizative, derisa barrën e skuadrës e mbajti Bledar Gjeçaj, për tu stabilizuar sadopak gjërat.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike