FERONIKELI - ISTOGU

Istogu me rekord sezonal, mbyll xhiron me fitore
18 March, 2022 @21:23
Skuadra e Istogut, me lehtësi e mposhti Feronikelin me rezultat 59-127.
Istogu duke shënuar 127 pikë në mënyrë ekipore, e theu rekordin sezonal.
Sam Taylor shkëlqeu me 42 pikë, 21 kërcime e 9 asistime te Istogu. Taylor u ndihmua edhe nga Labinot Kelmendi me 20 pikë, Niman Demiraj me 19 pikë e 11 kërcime dhe Shëndrit Llapi me 18 pikë të tjera.
Te Nikli u dalluan Taulant Dupa me 17 pikë, dhe Butrint Gashi me 13 pikë.
Isotgu me 10 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e tretë, derisa Feronikeli me 1 fitore e 15 humbje gjendet në pozitën e fundit.
Në xhiron tjetër Istogu përballet me Vëllaznimin që është pa humbje, kurse Feronikeli takohet me Prishtinën e Re.