Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJET DREJT TROFEUT

Liga Unike e femrave, çiftet e Final 4 dhe datat e ndeshjeve

Liga Unike e femrave, çiftet e Final 4 dhe datat e ndeshjeve


18 March, 2022 @14:52

Përmes një konference për shtyp, ku janë bërë të ditura detajet e organzimit të Final Four të Ligës Unike të Femrave, janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të saj.

“Liga Unike ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e Final 4. Kjo është hera e parë që organizohet në konkurrencën e femrave, andaj duam që të jetë shembull edhe për herët e ardhshme dhe të jetë një organizim i jashtëzakonshëm”, ka thënë Elvira Dushku, që është anëtare e Bordit drejtues të Ligës Unike.

Final Four i Ligës Unike të Femrave, që po përjeton edicionin e parë, do të organizohet në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Datat e ndeshjeve dhe çiftet:

GJYSMËFINALET (23 mars 2022):

16:00 Penza - Bashkimi
19:00 Prishtina - Flamurtari

FINALJA (24 mars 2022)

Ndeshja për vendin e tretë
16:00 Humbësit e gjysmëfinaleve

Ndeshja për vendin e parë dhe trofeun
19:00 Fituesit e gjysmëfinaleve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike