MVP I XHIROS XXIV

Foto: FBK
Jalen Nesbitt (Ylli) - MVP (24)
18 March, 2025 @10:25
Jalen Nesbitt po kalon në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.
Pasi shkëlqeu ndaj kampiones, Trepçës, shkëlqeu edhe ndaj Sigal Prishtinës, duke ndihmuar skuadrën e tij, Golden Eagle Ylli një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet.
Ai ndeshjen ndaj prishtinasve e mbylli me 18 pikë, 15 kërcime e pesë asistime. Nesbitt kishte indeksin 36, apo më të lartin e javës së 24-të, duke u shpallur për herë të dytë radhazi MVP.
MVP
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 36 indeksi.