GOLF

Justin Rose fiton golfin
14 August, 2016 @21:10
Britaniku Justin Rose është kampioni i parë olimpik në golf pas 112 viteve.
Ai këtë sukses e arriti pas dy ditëve të fundit të shkëlqyeshme ku shkriu epërsinë e australianit Marcus Fraser dhe mbajti nervat në vrimën e fundit kundër suedezit Henrik Stenson.
Stenson ishte i barabartë me Rose deri në vrimën e fundit ku nuk arriti të mbaj hapin pasi humbi dy nga tentimet e fundit. Në fund Stenson mbeti me rezultat -14, dy gjuajtje më shumë se Rose i cili e mbylli garën me -16.
E bronzta i takoi Matt Kuchar nga SHBA-të me rezultat -13.
Kjo ishte gara e tretë olimpike në sportin e golfit pas viteve 1900 dhe 1904.