TENIS @ RIO 2016

Puig kampione tenisi
14 August, 2016 @12:09
Tenistja nga Porto Riko, Monica Puig ia ka dal të fitoj të artën e parë për vendin e saj.
22 vjeçarja fitoi në finalen e tenisit për femra duke e mposhtur favoriten nga Gjermania, Angelique Kerber me rezultat 2-1 në sete (6-4, 4-6, 6-1). Për Puig ky është titulli i parë i madh në karrierë të saj me rrethin e katërt në grand-slam turne dhe dy tituj WTA të fituar deri tash.
Më herët të shtunën, Petra Kvitova mori të bronztën duke mposhtur Madison Keys nga SHBA-të me rezultat 7-5, 2-6, 6-2.
Sot zhvillohen finalet në çift të përzier, çift të femrave, dhe meshkujt.