LAKERS
Kampion me dy rivalët
12 October, 2020 @11:00
Njëri ndër asistuesit më të mirë të NBA-së, Rajon Rondo, sot në mengjes e festoi titullin e dytë të karrierës së tij.
Rondo unazën e parë e kishte fituar me Bostonin në sezonin 2007/2008.
Gjatë historisë së NBA-së, është i njohur rivaliteti në mes të Bostonit dhe Lakersave, kurse një fakt interesant ndodhi me lojtarin Rajon Rondo, i cili ka veshur fanellën e dy skuadrave.
Rondo ishte pjesë e Bostonit kur kjo skuadër e fitoi titullin e 17 në vitin 2008, ndërsa Rondo të njejtën e bëri me Lakersat këtë vit, duke u bërë lojtari i dytë pas Clyde Lovellette që arrin të shpallet kampion me këto dy skuadra.
Tani Lakersat u barazuan me Bostonin sa i përket titujve, derisa mbetet të shihet reagimi i tifozëve të Bostonit për këtë fakt.