SUHAREKË

Kampioni shton dy përforcime në skuadër
4 February, 2022 @22:07
Kampioni i Kosovës dhe Ligës Unike, Ylli, para pak çastesh ka zyrtarizuar dy përforcimet e reja të huaja në skuadër.
Ekipi suharekas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me dyshen Malcolm Grant dhe Chris Harris, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës deri në fund të stinorit.
ALO-QENDRA
Chris Harris është alo-qendër dhe është 208 centimetra i gjatë, ndërsa së fundi ka luajtur në Hungari ku ka pasur mesatare prej 6.9 pikëve për ndeshje për ZTE-në.
PLAYMAKER
Në anën tjetër Malcolm Grant është playmaker dhe mund të luajë edhe në pozitën “dysh” derisa është 185 centimetra i gjatë dhe së fundi në ekipin e tij nga Irani, Qazvin, ka pasur mesatare prej 19.5 pikëve për ndeshje dhe 4.5 pikë për ndeshje.
Me dyshën në fjalë, Ylli përfundimisht duket se ka arritur t’i përmbush kërkesat e trajnerit boshnjak të ekipit Adis Beciragic, i cili në shumë deklarata të tij ka thënë se i nevojiten së paku edhe dy përforcime të huaja për të qenë ekipi i kompletuar.
E tash, Ylli ka ekipin komplet dhe nëse lojtarët e fundit në fjalë ambientohen shpejt në skuadër, suharekasit pritet të jenë favoritët kryesorë për të marrë edhe Kupën e Kosovës, në Final 8 të Kupës që do të luhet në Karagaç të Pejës në mes të këtij muaji.