Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA

KB Drita falenderon të gjithë për arritjen e Superligës

Fotografitë dhe videot: FBK

KB Drita falenderon të gjithë për arritjen e Superligës


23 April, 2021 @14:07

Klubi i basketbollit RC Cola Drita ka falenderuar sot të gjithë kontribuesit e angazhuar përgjatë stinorit 2020/21 në skuadër — që kanë mundësuar arritjen e madhe për ekipin dhe kanë siguruar Superligën e basketbollit për sezonin 2021/22.

Gjilanasit, që nisën me humbje stinorin kanë vazhduar pastaj me seri të gjitha fitore për të arritur të parët në renditjen tabelare në fund të stinorit të rregullt, e shpejt edhe në PlayOff siguruan trofeun e Ligës së Parë për të marrë biletën e vetme direkte për Superligë.

“I falenderojmë të gjihtë lojtarët, shtabin teknik, kryesinë e klubit që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për të arritur ne këtu ku jemi sot dhe një falenderim i veçantë për sponzorin tonë gjeneral pa të cilët nuk do të realizoheshin objektivat,” ka shkruar RC Cola Drita në njoftim.

E tash e tutje, gjilanasit që i kthehen Superligës i pret një punë tjetër e rëndësishme, së pari për tu stabilizuar aty, e mëpastaj edhe për të konkurruar për arritje të reja.

Drita në gjysmëfinale të PlayOffit kaloi MH Prishtinën 2-0, ndërsa në finale Istogun me rezultat të njëjtë në seri, 2-0.


 
Të gjitha lajmet nga