VALBONA BYTYQI
Titullin do ta ngrisim ne, në Prizren
22 April, 2021 @23:23
Njëra ndër basketbollistet më të mira të elitës së femrave, Valbona Bytyqi, ka treguar arsyet e humbjes së ekipit të saj, Penza ndaj Bashkimit sonte në Prizren.
Bashkimi me fitoren e sontme ktheu epërsinë në seri 2-1, ndërsa ndeshja e radhës zhvillohet në Pejë.
“Kemi pasur mungesë të lojtares së rëndësishme të skuadrës. Gabi [Gabrielle Cooper] na ka munguar shumë sonte. Në ndeshjen e radhës në Pejë do të fitojmë gjithqysh dhe do ta marrim titullin,” ka thënë Bytyqi pas ndeshjes për kanalin ArtMotion.
Ndërkaq, Bytyqi duke besuar në kthimin e amerikanes, parashikon që Penza do ta ngris trofeun në Sezai Surroi të Prizrenit, pasi që në rast nevoje, ndeshja e pestë vendimtare e serisë finale do të luhet aty.
“Ka qenë gabimi jonë që festuam pas fitores së parë në Prizren. Bashkimi në Pejë na tregoi që asgjë nuk ka përfunduar. Mungesa e Gabit ka qenë e madhe sonte, me kthimin e saj ne nuk dorëzohemi, ndërsa besoj që titullin do ta ngrisim ne në Prizren,” ka përfunduar deklaratën basketbollistja e ekipit pejan që sonte kreu ndeshjen me double-double prej 16 pikëve dhe 10 kërcimeve për skuadrën e saj.
Përballja e katërt e serisë finale zhvillohet në Karagaç të Pejës të hënën pasdite. Në rast të fitores së Bashkimit, ato shpallen kampione. Nëse fiton Penza, atëherë seria bëhet 2-2 dhe ndeshja vendimtare zhvillohet në Sezai Surroi.