PLAYOFF
Anadolu Efes shkeli Real Madridin
22 April, 2021 @21:59
Skuadra turke Anadolu Efes ka vazhduar me performancë brilante në serinë e PlayOffit të Euroligës, duke e shkelur në Stamboll sonte Real Madridin për përfundimtaren 91-68 [22-13, 22-19, 21-13 dhe 26-23].
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ergin Ataman ka fituar secilin çerek të lojës, duke mos i dhënë fare mundësi të përzgjedhurve të Pablo Lasos në këtë ndeshje dhe kështu ka marrë epërsinë 2-0 në seri dhe i duhet edhe një fitore për të arritur në Final Four të garës.
Serbi Vasilije Micic ka shkëlyqer në këtë ndeshje për turqit, duke shënuar 23 pikë me 100% për tri pikë, duke shënuar të 5 tentimet që i pati. Në llogari të tij ai shtoi edhe 4 kërcime e 3 asistime.
Pos tij, i zakonshmi dhe njëri ndër lojtarët më të mirë në basketbollin evropian në vitet e fundit, turku i natyralizuar Shane Larkin ka qenë aty. Larkin ka dhënë 21 pikë, duke shutuar 5/3 për tri pikë dhe duke shërbyer bashkëlojtarët me 5 asistime në fitore.
Te madrilenët dy lojtarë dhanë pikë dyshifrore. Trey Thompkins shënoi 17, ndërsa Rudy Fernandez 11 të tjera.
Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në Sinan Erdem të Stambollit, seria bartet në Wizink Center të Madridit. Efesit i duhet edhe një fitore për të siguruar Final Fourin. Ndërsa Real nëse e fiton ndeshjen e radhës seria bëhet 2-1 dhe do ta zhvillojë edhe ndeshjen e katërt si vendas. Nëse seria shkon në 2-2, atëherë dueli vendimtar luhet në Stamboll.